Këtu fillon festa juaj.

Ftesa digjitale për ditët që doni t’i kujtoni.

Zbulo koleksionin

Ftesa që bëjnë më shumëse sa të ftojnë.

Ftesa digjitale, konfirmime në kohë reale dhe check-in me QR — të gjitha të lidhura në një platformë të vetme.

Shiko pa llogari Zgjidh paketën pas provës

Po hapim ftesën…

  • Një link për ftesën
  • Përgjigjet në një vend
  • Pa aplikacion për të ftuarit
  • Check-in me QR
  • Kujtime nga njerëzit tuaj

Gjithçka që të duhet për eventin, pa rrëmujë.

Fto.al lidh ftesën me listën e të ftuarve, përgjigjet dhe ditën e eventit. Ti sheh gjithçka nga një ekran.

01

Lista e të ftuarve

Çdo emër, numër dhe përgjigje në një listë të pastër. Pa Excel dhe pa shënime të shpërndara.

02

Ftesa personale në WhatsApp

Dërgo linkun personal me një klik. Secili i ftuar sheh ftesën dhe konfirmon vetë.

03

Konfirmime në kohë reale

Shih menjëherë kush pranoi, kush refuzoi dhe kush nuk është përgjigjur ende.

04

Check-in me QR

Në ditën e eventit, prit mysafirët shpejt dhe shfaq mbërritjet live në ekran.

Një çift i sapomartuar buzëqesh mes ullinjve, dorë për dore në dritën e pasdites
Një prekje mbi telefon për të konfirmuar ftesën romantike të Mias dhe Erionit
Fillon me një “po”.

Ftesa e parë është kujtimi i parë.

Nga momenti kur të ftuarit hapin linkun, çdo detaj duhet të ndihet personal. Fotografia, emrat dhe historia juaj bëhen pjesë e ftesës — jo thjesht një formular.

Shiko një ftesë dasme Hape me një prekje · muzikë, fotografi dhe konfirmim

Trending

Përzgjedhja jonë e momentit për ditëlindje, festa private dhe familjare.

Po ngarkohen modelet…

Ftesat e momentit

0 modele

Emrat dhe fotografitë janë shembuj. Modelet plotësohen me të dhënat tuaja. Pamjet tregojnë të njëjtën ftesë para dhe pas hapjes.

Nuk e gjetët
ftesën tuaj?

Atëherë le ta krijojmë bashkë. Na tregoni si e imagjinoni festën, ngjyrat që ju pëlqejnë dhe detajet që kanë kuptim për ju.

Nga një dasmë romantike te ditëlindja e parë apo një gender reveal — krijojmë një ftesë digjitale që ndihet vërtet e juaja.

Shiko ftesat e personalizuara · Ivory Monogram

Na tregoni idenë në WhatsApp Flasim privatisht për dizajnin, afatin dhe çmimin, para se të fillojmë.

Dashuria mbetet.
Letra nuk është e domosdoshme.

Printimi, zarfet, rruga për t’i shpërndarë… Pse të harxhosh kohë dhe buxhet për çdo kopje, kur ftesa juaj mund të udhëtojë me një link?

  • Pa rrugë për çdo derë. Ndaje edhe me familjen jashtë vendit.
  • Ndryshoi një detaj? Përditëso ftesën, jo gjithë tirazhin.
  • Jo vetëm “ju ftojmë”. Merr edhe përgjigjen: vij apo nuk vij.
Shiko si duket një ftesë digjitale
Letër · shembull kostoje10 000 lekë100 ftesa × 100 lekë
DIY Template · një event2 690 lekëPagesë një herë

Në këtë shembull, DIY kushton 7 310 lekë më pak se printimi.

Llogaritje ilustruese, jo ofertë printimi. Çmimet fizike ndryshojnë sipas materialit e sasisë; transporti dhe koha nuk përfshihen.

Dëshiron edhe një ftesë në letër si kujtim? Mbaje. Pjesën tjetër, bëje më të lehtë.

Ata shohin ftesën.
Ju keni qetësinë.

Pas çdo ftese, një panel vetëm për organizatorin: përgjigjet, numri i personave dhe mjetet e eventit. E gjithë puna prapa skenës, në një vend.

Provo dashboard-in aktual →Demo interaktive me emra dhe përgjigje shembull. Asgjë nuk ruhet ose dërgohet.
NJË FESTË. NJË PAGESË.

Ju zgjidhni sa.
Ne kujdesemi për detajet.

Krijoje vetë, lëre në duart tona ose nis diçka krejt tuajën.

DIY Template

Çdo blerje vlen për një event. Mund të blesh disa ftesa dhe t’i përgatitësh nga e njëjta llogari.

2 690 lekëpër një event
  • Çdo blerje · një event
  • Model i gatshëm me Envelope Intro
  • 1 foto kryesore + 3 foto shtesë në ftesë
Zbulo paketën →

Custom Premium

Flasim në WhatsApp. FTO krijon një ftesë të personalizuar dhe menaxhon gjithë eventin.

Duke filluar nga11 900 lekëpër një event
  • Dizajn dhe kompozim i personalizuar
  • Foto, storytelling dhe animime të kuruara
  • Gjithçka nga Template by FTO
  • Analytics: hapjet e ftesës, RSVP dhe klikimet në hartë
Zbulo paketën →

Vetëm lajmi i bukur, për fillim?

Save the Date · Njoftoni datën, ftesa e plotë vjen më pas.

Flasim në WhatsApp ↗

Para ftesës së parë.

Disa përgjigje që e bëjnë fillimin më të lehtë.

Si e zgjedh paketën?

Provo modelet pa llogari. Zgjidh DIY nëse e plotëson vetë, Template by FTO nëse dëshiron ndihmën tonë ose Custom Premium për dizajn sipas kërkesës. Save the Date njofton datën përpara ftesës së plotë.

Çfarë merr i ftuari?

Një link personal ku hap ftesën, sheh datën, orën dhe vendin, dhe përgjigjet nëse do të marrë pjesë. Nuk ka nevojë të krijojë llogari apo të instalojë aplikacion.

Si i dërgoj ftesat?

Ti ndan linkun në WhatsApp, Messenger, email ose SMS. DIY dhe Template by FTO përdorin link të përbashkët. Menaxhimi personal i mysafirëve i përket Custom Premium dhe planeve historike që e përfshijnë.

Si e shoh kush ka konfirmuar?

Përgjigjet ruhen në panelin e eventit: kush pranoi, kush refuzoi dhe kush është ende në pritje. Numri i personave që konfirmojnë shfaqet veçmas nga numri i ftesave.

A mund ta ndryshoj ftesën pasi e kam dërguar?

Po. Te eventi, hap “Edito” për të ndryshuar të dhënat ose fotografinë. Linku personal mbetet i njëjti; i ftuari sheh të dhënat e përditësuara kur e hap përsëri.

Për çfarë shërben QR-ja e albumit?

Është një QR më vete që mund ta vendosësh në tavolina. Personat që kanë linkun mund të hapin albumin dhe të ngarkojnë fotografi. Mos e ndaj publikisht nëse do ta mbash vetëm për pjesëmarrësit. Disponueshmëria varet nga plani.

A duhet ta lidh Telegram-in?

Jo, është opsional. Me Pro mund ta lidhësh nga Cilësimet nëse dëshiron njoftime; menaxhimi i eventit dhe përgjigjet e të ftuarve nuk kërkojnë Telegram.

Po nëse dua një ftesë të krijuar posaçërisht për mua?

Na shkruaj idenë dhe detajet e eventit. Përcaktojmë bashkë dizajnin, çfarë përfshihet, afatin dhe çmimin. Shërbime si menaxhimi i plotë i eventit diskutohen veçmas.

Ke një pyetje tjetër? Na shkruaj.